Vazhdon bashkëpunimi mes Komunës së Skenderajt dhe LMT-së së KFOR-it

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka pritur përfaqësuesit e Ekipit Ndërlidhës të Monitorimit (LMT) në kuadër të KFOR-it, në një takim ku është diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm mes Komunës së Skenderajt dhe KFOR-it. Bashkëpunimi u vlerësua i shkëlqyer, derisa të dyja palët u zotuan të vazhdojë në këtë mënyrë edhe në të ardhmen. Nënkryetari Lushtaku me këtë rast e ka përshëndetur në emër të kryetarit Bekim Jashari, kapitenen Špela Vesel, komandante e ekipit LMT nga KFOR-i, e cila ka përfunduar misionin e shërbimit në Kosovë, derisa në vend të saj ka ardhur kapiteni Dejan Gantar, i cili si komandant do të udhëheqë Ekipin Ndërlidhës të Monitorimit të KFOR-it në Skenderaj.

Në fund të takimit u shkëmbyen disa dhurata për të dyja palët respektive.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …