Komuna e Malishevës, përkrahë stacionin policor me mjete të teknologjisë informative

Në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të institucionit të Komunës së Malishevës dhe Stacionit Policor në Malishevë, Komuna i ka dhuruar një donacion stacionit policor në mjete të teknologjisë informative, për nevoja të tyre në kryerjen e punës së përditshme nga ana e zyrtarëve policor në Malishevë. Donacionin për stacionin policor, edhe zyrtarisht e ka dhuruar i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa këtë donacion e ka pranuar komandanti i stacionit policor, kapiteni Hazir Berisha. “Kam kënaqësi të veçantë pasi kemi mundësi që ta përkrahim stacionin policor me këto mjete konkretizimi të teknologjisë informative, dhe të cilat do të jenë në shërbim të kryerjes së obligimeve zyrtarëve të policisë dhe ju falënderoj për punën që jeni duke bërë në krijimin e situatës së sigurisë për banorët e Komunës së Malishevës”, tha kryetari Begaj, me rastin dhënies së mjete për stacionin policor në Malishevë. Komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Hazir Berisha, me rastin e pranimit të këtij donacioni, e ka falënderuar Komunën e Malishevës, për këtë përkrahje dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …