Kryetari Latifi viziton disa projekte që janë duke u realizuar nëpër vendbanime të komunës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Artan Asllani, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, kanë vizituar disa nga projektet që janë duke u realizuar nëpër vendbanime të ndryshme të komunës. Projektet të cilat i kanë vizituar janë: Rregullimi i varrezave të dëshmorëve në fshatin Nagac, Ndërtimi i rrugës Krushë e Madhe-Randobravë, Ndërtimi i kanalit të Kullimit në fshatin Xërxë,  Kompleksi i Dëshmorëve në Gradish, Ndërtimi i Tregut të rrushit në Rahovec, Ndërtimi i  Shtegut të Ecjes drejt “Maja e Shkodranit” dhe projektin për Mbjelljen e drunjve dekorativ në fshatin Drenoc.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …