DBPZHR në Deçan në bashkëpunim më Caritasin-Zviceran informojnë fermerët për mënyrën e aplikimit për grande

Drejtoria e Bujqësisë në Deçan në bashkëpunim më Caritasin- Zviceran mbajtën sesionin e parë informues më  fermerët e komunë së Deçanit. Ata u njoftuan për  së afërmi nga ekspert të fushës për grantet që do tu ndahen fermerëve për mbështetjen dhe promovimin e prodhimtarisë bujqësore në komunën e Deçanit. Fermerët nga afër u njoftuan nga ekspert të fushave lidhur më  mundësit e përfitimit të një granti përmes aplikimit, trajnime për fushat përkatëse për kultivimin e frutave manore, bimëve mjekësore aromatike dhe për prodhimin e mjaltit. Gjatë këtij takimi eksperti i bujqësisë në komunën e Deçanit Bajram Çeku, bëri të ditur për të gjithë fermerët se pas nënshkrimit të një memorandumi të  përbashkët mes Komunës së Deçanit dhe Caritasit-Zviceran nga ky memorandum për këtë vit do të përfitojnë 20 femër nga komuna e Deçanit, andaj inkurajohen që të aplikojnë nga data 22.02.2019  deri më 15.03.2019. Fletë aplikacionet mund ti  merrni në objektin e  komunës së Deçanit  nga e hëna në të premten, nga ora 08:00-16:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …