Reçica dhe Lluka-Davies diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit për të rinjtë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim Dorina Lluka-Davies, përfaqësuese për Kosovë e organizatës botërore për të rinj “YMCA”. Reçica dhe Lluka-Davies diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit, me theks të veçantë për të rinjtë dhe fëmijët. Nga Lluka-Davies, ministri u njoftua rreth projektit të kësaj organizate për ndërtimin e një qendre të edukimit jo formal në Kosovë gjatë këtij viti dhe shërbimeve që do të ofrohen aty.  Ministri Reçica shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar në çështjet për të cilat MPMS mund ti bashkërendojë veprimet.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …