Ndërpritet greva e kontrollorëve të trafikut ajrorë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj dhe kryetari i Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror Artan Hasani, të premten nënshkruan memorandum mirëkuptimi, përmes së cilës i jepet fund grevës së paralajmëruar nga SINKON. Ky dokument përfshin kërkesat e parashtruara nga kontrollorët ajror pas përfshirjes së tyre në ligjin për paga. Ministri Lekaj ritheksoi vendosmërinë e tij për angazhim maksimal deri në rregullim të statusit të veçantë për këtë kategori. Me anulimin e kësaj greve, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” vazhdojnë fluturimet, duke evituar çdo telashe që do të mund të sillte përsëritja e ndërprerjes së punës nga kontrollorët ajror.

Kontrolloni gjithashtu

Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”

Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Flakadani i Karadakut”, një delegacion nga Bursa e Turqisë …