Kryetari Begaj, priti në takim Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal i shëndetësisë, Liridon Hoti, kanë pritur  një takim pune, një delegacion të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), të prirë nga kryetari i saj Blerim Syla. Ky takim kishte karakter pune, me qëllim të njoftimit nga ana e FSSHK, për projektin tyre “Trupat regjionale për dialog social”. “Me funksionalizimin e trupave regjionale, synojmë identifikimin e problemeve  që paraqiten në fushë e shëndetësisë dhe adresimin e tyre në nivelin qendror, në mënyrë që më pas problemet e identifikuara të merren parasysh gjatë hartimit apo ndryshimit të udhëzimeve administrative apo akteve nënligjore, mandej sfidat, sukseset dhe shkëmbim të përvojave në sektorin e shëndetësisë gjegjësisht të kujdesit parësor shëndetësor e cila është porta e parë e pacientëve si shfrytëzues të shërbimeve shëndetësor”, ka thënë kryetari i FSSHK, dr.Blerim Syla, gjatë prezantimit të projektit të tyre. Kryetari Begaj dhe drejtori  Hoti, kanë shprehur gatishmërinë e Komunës së Malishevës, për të bashkëpunuar me FSSHK, në implementimin e këtij projekti, për  transparencën dhe adresimin e problemeve, me qëllim të rregullimit dhe ofrimit të shërbimeve sa më të mira shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …