Ka vazhduar aksioni i pastrimit në fshatrat Sadovinë e Jerlive, Remnik e Budrik

Muaji i pastrimit që ka nisur më 1 Prill në komunën e Vitisë, po vazhdon shtrirjen në gjitha lokalitetet e kësaj komune. Ky aksion është zhvilluar në fshatrat Sadovinë e Jerlive, Remnik e Budrik. Në Sadovinë, kanë marrë pjesë 40 aktivistë duke përfshirë edhe nxënës, personel arsimor, qytetar dhe pjesëtar të KFOR-it. Ndërkaq në Remnik, aksionit u janë përgjigjur 70 qytetarë duke përfshirë edhe nxënësit me arsimtar dhe përfaqësues të KFOR-it. Aktiviteti është zhvilluar në të gjitha hapësirat e fshatit, hapësira duke përfshirë edhe oborrin e Shkollës Fillore. Kurse në Budrik, në aksion kanë marr pjesë 50 veta ku janë grumbulluar 50 thasë me mbeturina. Aksioni i pastrimit, vazhdon të shtrihet edhe në fshatrat tjera të komunës së Vitisë gjatë këtyre ditëve, deri më 22 prill.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …