Kryetari Latifi vizitoi punimet në restaurimin e monumenteve kulturore të komunës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, vizitoi punimet që janë duke u përfunduar në restaurimin e monumenteve kulturore të komunës së Rahovecit.

Gjatë këtij projekti, është funksionalizuar;

✅ Kyçja e ujësjellësit në gypin e rrjetit ekzistues të Krojit të Sheshit të Republikës,

✅ Mbjellja e druve dekorativ,

✅ Mbulimi i konstruksionit të kulmit me rrasa të gurit, me pamje arkeologjike,

✅ Mbushja e fugave në pjesën e brendshme, si dhe të jashtme të përoit si dhe

✅ Largimi i mbeturinave

Punimet do të vazhdojn në këtë krua, me vendosjen e karrikave, vendosjen e pllakës me emërtim të kroit, vendosja e kubzave në pjesën përreth kroit, si dhe punë tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan u mirëpritën motoristët e platformës “Liria ka Emër”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …