MKRS përkrahë Qendrën Rinore në Malishevë me kompjuter

 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e ka mbështetë Qendrën Rinore në Malishevë, me kompjuter, për kabinet të IT për këtë organizatë rinore. Për këtë qëllim në Malishevës, kanë qëndruar ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi,  zëvendësministri Rexhep Mazreku dhe drejtori i Departamentit të Rinisë në MKRS, Feim Hoxha, të cilët janë pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtoresha e DKRS-së, Besartë Kryeziu-Ramaj. Kryetari Begaj, e ka falënderuar ministrin për vizitën, si dhe për dhënien e këtij donacioni, shumë domethënës për Qendrën Rinore në Malishevë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme edhe me projekte tjera që ministria i ka realizuar në Malishevë. Ndërsa ministri Gashi, ka thënë, investimet në rini, janë investim në të tashme dhe të ardhmen e vendit. Ai më pas ka thënë se ky nuk është donacioni i fundit, pasi në vazhdimësi do të përkrahen qendrat rinore, përmes aktiviteteve të ndryshme. Mehdi Krasniqi, zyrtar komunal për rini dhe Amrush Helshani, në emër të Qendrës Rinore, e kanë falënderuar ministrin për këtë donacion shumë të nevojshëm për Qendrën Rinore dhe për vullnetarët e saj, pasi tani mund të mbajnë edhe kurse për IT.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …