Rekomandime nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë Hapësira të dyqaneve/supermarketeve/bizneseve tjera të vogla: - Përcaktimi i një numri të kufizuar të klientëve që mund të marrin shërbimet në dyqane/market brenda të njëjtës kohë. - Mbajtja e rendit në hyrje dalje të rregullohet nga një person i vecantë. - Brenda lokalit të ketë rregulla të qarta që sigurojnë lëvizjen në distancë fizike të nevojshme - Të vendosen shenja orientuese në hyrje dhe brendi të lokalit. -Të bëhet dezinfektimi i karrocave dhe shportave menjëherë pas përdorimit para se të merret në shfrytëzim nga konsumatori vijues. -Të sigurohet furnizimi me dorëza ose dezinfektimi i duarve të klientëve në momentin e hyrjes në objekt dhe para fillimit të marrjes së shërbimit. -Të sigurohet bartja e maskave mbrojtëse për stafin. - Të vendoset mbrojtja me pleksiglas (ose material tjetër mbrojtës i tejdukshëm) te arka. - Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve të lokalit. - Kontakti me monedhat/të hollat dhe aparatet e pagesave të bëhet nga një person i caktuar i veçantë, i cili nuk i prek artikujt. - Të vendosen postere dhe tekste që të inkurajojnë qytetarët të mos lejojnë fëmijët dhe të moshuarit të dalin për shopping. Në QMKF/QMF/Ambulanta: - Të sigurohet mbajtja e rendit në pritore - Brenda lokalit të ketë rregulla të qarta që sigurojnë lëvizjen në distancë fizike të nevojshme - Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve të lokalit -Të sigurohet furnizimi me dorëza ose dezinfektimi i duarve të pacientëve në momentin e hyrjes në objekt dhe para fillimit të marrjes së shërbimit - Të sigurohet vendosja e maskave mbrojtëse për pacientë - Të hiqet participimi për pacientë për të evituar prekjen e të hollave/monedhave Në sportele shërbyese: - Të sigurohet mbajtja e rendit e rendit në sportele - Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve - Të gjithë klientët të kenë dorëza dhe maska Grumbullimi i qytetarëve: - Në pritje para bankave dhe postave të mbahet rend dhe distancë fizike prej 2m - Në qarkullimin me vetura nëse ka më shumë se dy udhëtarë brenda veturës të përdoren maskat mbrojtëse. Evitoni daljet e panevojshme Kujdesu për vetën dhe të tjerët!