VAZHDON PASTRIMI I RRUGËVE LOKALE NË KOMUNËN E JUNIKUT

Komuna e Junikut pas të reshurave të dëborës është angazhuar në pastrimin e rrugëve lokale, në mënyrë që qytetarëve të iu mundësoj qarkullim sa më të lehtë. Edhe pse të reshurat po vazhdojnë të gjitha rrugët lokale janë të kalueshme dhe gjendja është mirë e menaxhueshme, qytetarët i kanë të qasshme të gjitha shërbimet. Vendi po përballet me temperatura të ulëta, andaj luten të gjithë ngasësit e makinave për kujdes të shtuar në komunikacion.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti përcjell nga afër situatën në terren pas reshjeve të dendura

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po përcjell nga afër situatën në terren pas …