Në kuadër të aktiviteteve të ditëve të Diasporës në Pustenik është organizuar takim me bashkatdhetarët tanë që u mbajt në restorantin “Albani”

Në kuadër të aktiviteteve të ditëve të Diasporës në Pustenik është organizuar takim me bashkatdhetarët tanë që u mbajt në restorantin “Albani”.

Me një fjalë të pranishmëve ju drejtua kryetari i komunës së Hanit të Elezit z. Rufki Suma, i cili tha se diaspora shqiptare dha një kontribut te jashtëzakonshëm si para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës, pa të cilët vështirë që do te ishim këtu ku jemi sot.

Kryetari Suma uroj bashkatdhetarët të kalojnë pushimet pranë familjarëve të tyre siç është më së miri. Për disponimin e të pranishmëve u kujdes SHKA “Sharri”dhe këngëtari Adem Bllaca.

Takimi është realizuar pas përfundimit të ecjes nga dashamirët e alpinizmit, e cila është organizuar në bashkëpunim me Klubin Alpin organizohet Ecje (hike) “Shtigjeve të UÇK-së” në malet e Pustenikut.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …