Komuna e Ferizajt dhe organizata “Qatar Charity”, do të bashkëpunojnë edhe gjatë këtij viti

Gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Kemajl Emini, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka pasur një takim me drejtorin e organizatës “Qatar Charity” Esam Dabab. Drejtori Emini, me këtë rast ka falënderuar drejtorin e kësaj organizate për bashkëpunimin e deritanishëm, ndërkaq janë dakorduar që në të ardhmen të bëjnë edhe një strategji të përbashkët, me ç‘rast do të harmonizohen qëndrimet që të bëhen projekte të tjera në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi me bashkëpunëtor ka marrë pjesë në ditën e shkollës IAAP “Selajdin Mullabazi-Mici”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka …