Kryetari Aliu ka pritur Këshillin Organizativ të aktiviteteve për shënimin e 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur Këshillin Organizativ të aktiviteteve për shënimin e 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm. Kryetari Aliu tha se një jubile i tillë, e bën vitin e ardhshëm Ferizajn të ketë shumë ngjarje të përzgjedhura me kujdes, që dinjitetshëm të shënohet datëlindja e qytetit të Ferizajt. E kjo më së miri mund të realizohet me personalitete të dëshmuara, kontributdhënëse në sfera të ndryshme të zhvillimit të Ferizajt, të cilët i falënderova për kontributin e deritanishëm e angazhimin që bashkë kemi marr përsipër në këtë 150 vjetor. Viti 2023, do të jetë vit i Ferizajt, datëlindjes së tij e festave që gjatë do të mbahen mend, ka thënë kryetari Aliu.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Malishevës vazhdon dëgjimet publike për hartimin e projektbuxhetit 2027-2029

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa, ka vazhduar me mbajtjen e dëgjimeve …