Kryetari Nura dhe drejtori i Organizatës Islamic Relief Kosovë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Mbi gjysmë milioni euro është vlera e marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtorit të Organizatës Islamic Relief Kosovë, Mohamed Soliman. Kryetari Nura është shprehur falënderues dhe mirënjohjes ndaj organizatës në fjalë, për bashkëpunimin e mirë që ka me Komunën e Skenderajt. Sipas marrëveshjes, periudha e implementimit do të zgjasë tri vite, ndërsa ka të bëjë me mbështetje të bujqve dhe fermerëve, nëpërmjet të cilës do të mbështetet bujqësia, me ndërtimin e serave, me përkrahje të blegtorëve, si dhe do të shpërndahen mekanizma të ndryshëm bujqësor.

May be an image of 5 people, people standing and indoor

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …