Kryetari Kastrati për nderë të festës së Krishtlindjeve vizitoi Kishën në fshatin Kërvasari

Për nderë të festës së Krishtlindjeve kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ishte për vizitë në Kishën katolike në fshatin Kërvasari të Malishevës. Kryetari Kastrati, e ka uruar Don Fran Kolaj, një personalitet me vlera të larta kombëtare e intelektuale, dhe në cilësinë e kryetarit të Komunës së Malishevës, shprehu urimet më të sinqerta, për të gjithë qytetarët e besimit katolik. Harmonia ndërfetare është vlera jonë e çmuar, të cilën do ta kultivojmë përherë. Për shumë mot Krishtlindjet, ka thënë kryetari Kastrati!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …