Komuna e Malishevës fillon me investime në infrastrukturën rrugore

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Urbanizëm, fillon me investime në infrastrukturën rrugore në fshatin Kërvasari, me rrugë në gjatësi rreth 900 metra. Fillimet e punimeve të  kësaj rruge i ka parë nga afër, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina me bashkëpunëtorë. ”Rruga Shaip Bytyçi, ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve të këtij fshati, prandaj edhe e kishim prioritet në këtë fillim vit dhe urojmë për punë të mbara të cila do t’u shërbejnë dhe janë në funksion të qytetarëve e qarkullimit më lehtë të banorëve të kësaj lagje me  pjesën tjetër të fshatit, por mbi të gjitha nxënësve të asaj pjese, kjo rrugë ju lehtëson shkuarjen për në shkollë dhe në të njëjtën kohë, krijohet siguri për nxënësit”,  tha drejtori Morina, i cili gjithashtu i ka uruar banorët e fshatit për rrugën dhe i ka siguruar ata, se të gjitha projektet e nisura, do të përfundojnë me kohë dhe sipas standardeve të parapara në kontratë të kontraktuar me kompaninë punëkryese. Rruga është  investim i qeverisë komunale.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …