Grupi për Mbrojtje dhe shpëtim në raste të emergjencave mbajti takim për vlerësim të situatës

Grupi për hartimin e planit të vlerësimit të rrezikshmërisë në komunën e Vitisë, i cili është formuar me vendim të kryetarit të komunës Sokol Haliti ka mbajtur një takim, ku u bë vlerësimi i rreziqeve si pjesë përbërëse e mbrojtjes dhe shpëtimit në Viti. Në këtë takim ku ishte i pranishëm nënkryetari i komunës, Hasan Aliu dhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Viti, Basri Aliu, zyrtari i lartë për Menaxhimin e Rreziqeve nga MPB, Njazi Miftari, kryetari i grupit Naser Haziri, përfaqësues të policisë në Viti, si dhe anëtarët e tjerë nga sektorë të ndryshëm, u diskutua rreth çështjes së menaxhimit të emergjencave në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera. Me këtë rast, koordinatori rajonal për Menaxhimin e Emergjencave, Sali Mustafa, tha se komuna e Vitisë ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në largimin e rrezikut nga vërshimet duke investuar në hapjen dhe pastrimin e lumit Morava, kanaleve e përroskave dhe krijimin e kushteve infrastrukturore që të eliminohet kjo dukuri. Përndryshe, komuna e Vitisë deri në vitin 2015 ka qenë pjesë e komunave me rrezik nga vërshimet dhe shumë fshatra janë përballur me vështirësi të shumta nga reshjet e shiut.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …