Brickos

Bëhen homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Likoshan në 25 vjetorin e Betejës së Qirezit dhe Likoshanit  

Në 25 vjetorin e Betejës së Qirezit dhe Likoshanit, delegacioni i Komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga kryetari Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deputetë të Parlamentit të Kosovës, kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ish-komandantë të UÇK-së, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe qytetarë të tjerë, kanë bërë homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Likoshan, në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të Betejës së Qirezit dhe Likoshanit, gjaku i të cilëve u bë dritë në rrugëtimin e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Pas homazheve, janë bërë vizita te familjarët e dëshmorëve dhe martirëve. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve të Betejës së Qirezit dhe Likoshanit.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë, kostum, këpucë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …