Komuna e Skenderajt njofton për vaksinimin e nxënësve të klasave të para për vitin shkollor 2024/25

 Komuna e Skenderajt njofton për vaksinimin e nxënësve të klasave të para për vitin shkollor 2024/25.  Vaksinimi do të filloj me datën 24.05.2024. Vaksinimi është i obligueshëm për të gjithë nxënësit e klasave të para të shkollave fillore dhe është parakusht që këta fëmijë të regjistrohen në klasën e parë. Kështu që komuna lut prindërit që kanë fëmijë që do të regjistrohen në klasë të parë që ti sjellin fëmijët për vaksinim, në të kundërtën nuk do të mund ti regjistrojnë në klasën e parë. Vaksinimi bëhet në shërbimin e vaksinimit në QKMF Skenderaj, çdo ditë nga ora 7:20- 14:30 (përveç të shtunave dhe të dielave). Vaksinimi mund të kryhet edhe në QMF Runik, Qirez, Likoc dhe Turiçec. Pauza fillon nga 11:00 deri në 12:00.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …