Bulevardi i qytetit të Malishevës hapet për qytetarët

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, njofton Qytetarët, mërgatën, se nga nesër, datë 15 korrik deri më 31 gusht 2024, çdo mbrëmje duke filluar nga ora 20:00 deri në ora 24:00, Bulevardi “Ibrahim Mazreku” do të jetë i shfrytëzueshëm vetëm për qytetarët dhe i ndaluar për qarkullimin e të gjitha mjeteve motorike. Kryetari Kastrati tha se, pres me padurim që ta shfrytëzojmë këtë kohë me familjarët tanë, të afërmit, miqtë e dashamirët tanë, që jetojnë në vendin tonë, me theks të veçantë me bashkëatdhetarët tanë që vijnë për pushime në vendlindje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …