Kryetari Latifi u takua me drejtuesit e KH “Rahoveci”

Kryetari i komunës ë Rahovecit Smajl Latifi, u takua me drejtuesit e KH “Rahoveci”, z. Murtez Shala, z. Afrim Deliu dhe z. Ardian Osa, ku diskutuam për përgatitjet dhe për sfidat e tyre për ndeshjen e Superkupës së Kosovës në Hendboll, që do të zhvillohet të shtunën, me fillim nga ora 18:00. Kryetari Latifi gjatë këtij takimi, ritheksoi gatishmërinë e Komunës së Rahovecit për ta mbështetur klubin në këtë garë të rëndësishme. Ftoj sportdashësit dhe të gjithë qytetarët e Rahovecit të na bashkohen në tribunat e Palestrës Sportive “Mizahir Isma”, të shtunën dhe ta përkrahim KH “Rahoveci”! Pjesëmarrja është e rëndësishme për t’i motivuar lojtarët tanë dhe për të treguar se Rahoveci është gjithmonë i bashkuar për sportin dhe për sukseset e tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …