Nënshkruhen kontratat me 12 përfaqësues të organizatave joqeveritare të komunës së Skenderajt

Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Besarta Meha – Ademi, kanë nënshkruar të premtën kontratat me 12 përfaqësues të organizatave joqeveritare të komunës së Skenderajt, në kuadër të thirrjes publike për mbështetje financiare për shoqërinë civile.

Projektet e nënshkruara, nëpërmjet aktiviteteve të OJQ-ve, promovojnë dhe zhvillojnë iniciativa në teknologjinë e informacionit, pastaj praktika mjedisore dhe shërbime ndaj turistëve si dhe aftësimin profesional.

Kjo është thirrja e radhës e kësaj drejtorie, ndërsa gjatë këtij rundi janë përdorë praktikat nga thirrjet e mëparshme të projektit “ReLOaD”.

Kontrolloni gjithashtu

Përkrahje madhështore nga Forumi i Gruas së nëndegës Beguncë!

“Një takim plot frymëzim, bashkëpunim e energji pozitive, i organizuar me përkushtim të jashtëzakonshëm në …