Nura: Ariana Musliu – Shoshi, është vlerë e shtuar në listën e PDK-së, për deputete në legjislaturën e re

Kryetari i komunës së Skënderajt z. Fadil Nura në një postim të tij në facebook ka thënë se Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu Shoshi të cilën e ka takuar sot është një nga deputetet më të zëshme kundrejtë qeverisjes së keqe të nivelit qendror. Ariana Musliu – Shoshi, e ka përmbushur ndershmërisht përgjegjësinë e të qenit e zgjedhur e qytetarëve, duke mbrojtur interesin e tyre dhe të vendit kundrejt politikave diskriminuese dhe të këqija.

Ariana është vlerë e shtuar në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, për deputete në legjislaturën e re, me përvojen e saj parlamentare, energjinë dhe vullnetin për punë të mira në interesin e qytetarëve, ka shkruar në postimin e tij në facebook, kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …