leoni

Shkolla “Ramadan Morina” në Damanek ka shënuar Ditën e Shkollës

Me një ceremoni të veçantë për të nderuar jetën dhe veprën e mësuesit dhe dëshmorit të kombit, Ramadan Morina, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ramadan Morina” në fshatin Damanek të komunës së Malishevës ka shënuar Ditën e Shkollës, gjegjësisht 77-vjetorin e themelimit.

Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues Institucional, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe Drejtori për Arsim dhe Edukim të Komunës së Malishevës, Sabit Berisha. Në fjalën e tij Kryetari Kastrati theksoi përkushtimin për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies, duke përmendur shembullin e mësuesit Ramadan Morina, i cili kontribuoi për shkollën dhe Kosovën.

Gjatë ceremonisë, drejtori i shkollës, Zeqir Kastrati, foli për arritjet e institucionit dhe ndau mirënjohje për nxënësit dhe mësimdhënësit e dalluar. Nxënësit prezantuan një program kulturor-artistik, dhe në përfundim, u vendosën lule pranë lapidarit të dëshmorit Ramadan Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti pret në takim veteranët e arsimit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim disa …