KF “Tefik Çanga” në Ligën e Parë të Kosovës në futboll

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka uruar përmes një postimi në Facebook, Klubin e Futbollit “Tefik Çanga” për plasmanin e këtij ekipi në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Në postimin e tij kryetari Aliu ka shkruar:

“Klubi ferizajas i futbollit “Tefik Çanga” në Ligën e Parë të Futbollit të Kosovës. Një moment ky historik e krenarë për bardhë e kaltrën e futbollit ferizajas për sportin ferizajas në përgjithësi.

Urime drejtuesve të Klubit, lojtarëve, trajnerëve, tifozerisë së zjarrtë të klubit e fshatit, për këtë sukses që i gëzohemi të gjithë sportistë e sportdashës ferizajas!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka uruar maturantët me rastin e përfundimit të shkollë së Mesme

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përmes një postimi në facebook ka uruar maturantët me …