U mbajt mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i komunës së Vitisë nën udhëheqjen e kryesuesit Bekim Azizi, ka mbajtur sot mbledhjen e pestë të rregullt. Gjatë këtij takimi u diskutuan dhe u votuan pikat e parapara të rendit të ditës. Megjithatë në fillim të mbledhjes kryesuesi Azizi, i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të fundit të nxjerrura përmes këtij komiteti e që kanë kaluar edhe në Kuvendin Komunal të Vitisë. Më pas anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme dhe parashtruan pyetje për ekzekutivin e që kryesisht ju është përgjigjur zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Përndryshe në këtë takim janë shqyrtuar dhe votuar këto pika:

– Procesverbali nga mbledhja e katërt Komitetit për Politikë dhe Financa.

– Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2024 në vitin 2025.

– Propozim vendimi për lirimin nga pagesa c punonjësve të policisë së Kosovës për shërbimet që afrohen në qendrën e Mjekësisë familjare dhe institucionet e tjera shëndetësorë që menaxhohen nga komuna e Vitisë.

Po ashtu u dhanë edhe këto informata:

Informatë për Manifestimin Tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut 2025”,

Informatë për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka uruar maturantët me rastin e përfundimit të shkollë së Mesme

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përmes një postimi në facebook ka uruar maturantët me …