leoni

Kryetari Haliti priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti vazhdon të pres delegacione të larta në këtë komunë. Me këtë rast ai sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot i shoqëruar edhe z. Frédéric Deshayes, Atashe për Bashkëpunim. Gjatë këtij takim kryetari Haliti, e ka njoftuar atë rreth zhvillimeve të gjithmbarshme në komunën e Vitisë, bashkëjetesës shumë të mirë e të gjithë komuniteteve si fetare ashtu edhe etnike, por edhe rreth punës që ka bërë dhe po bënë qeverisja lokale në Viti, në realizimin e projekteve të shumta në interes të gjithë qytetarëve. I pari i Vitisë përmendi edhe ndihmën e madhe që ka dhënë dhe po jep shteti i Francës, në veçanti për qytetarët me probleme shëndetësore e që marrin trajtimin mjekësor në Francë.

Kurse ambasadori Guérot falënderoj kryetarin Haliti për mikpritjen, dhe tha se ai është i vetëdijshëm për rolin e rëndësishëm që luajnë komunat në jetën politike dhe sociale të qytetarëve. Ambasadori Guérot po ashtu mirëpriti lidhjet që ka komuna me qytetarët por edhe me komunat franceze apo me komunat frankofone të Zvicrës. E Kryetari Haliti vlerësoi lartë përkrahjen e vazhdueshme të Francës për Kosovën, duke e cilësuar Francën si një ndër aleatët më të rëndësishëm në rrugëtimin e saj shtet formues. Ai gjithashtu tha se Vitia, ka shumë qytetarë që jetojnë në Francë, të cilët janë të suksesshëm në sfera të ndryshme. Po ashtu, ai e ka njoftuar atë edhe më bashkëpunimin që ka komuna e Vitisë me komunat Franceze dhe Frankofone të Zvicrës ndër to me Gillardit, Annemasse dhe Saint Julien en Genevois, duke theksuar se së shpejti ai do të shkoj për vizitë në shtetin Francez dhe atë, në kuadër të bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet komunës së Vitisë dhe qytetit Saint Julien en Genevois. Në fund të takimit kryetari Haliti i dorëzoi ambasadorit një dhuratë simbolike, si shenjë mirënjohjeje për vizitën dhe përkrahjen e shtetit francez për komunën e Vitisë dhe Kosovën në tërësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka uruar maturantët me rastin e përfundimit të shkollë së Mesme

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përmes një postimi në facebook ka uruar maturantët me …