Kryetari Rama ka mirëpritur në Odën e Kryeqytetit kampionët e Ligës së Parë “Prishtina e Re”

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë për Rini dhe Sport, z. Kushtrim Mushica, kanë mirëpritur të martën në Odën e Kryeqytetit kampionët e Ligës së Parë të Kosovës në futboll “Prishtina e Re”, që nga sezoni i ardhshëm do të garoj në Superligën e Kosovës.

“Mirëprita në Odën e Kryeqytetit kampionët e “Prishtina e Re” , që sollën me vete kupën, simbolin e suksesit të tyre historik.

Ky takim ishte më shumë se një urim: ishte një vlerësim për përkushtimin, disiplinën dhe shpirtin garues që e ngriti këtë ekip drejt Super Ligës.

Jam krenar për këtë ekip që po i jep sportit të Kryeqytetit një identitet të ri, të rinisë, të mundit dhe të besimit në vetvete.

Urime dhe suksese në rrugëtimin e mëtejmë”, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa, mbajti mbledhjën e pestë për vitin 2025

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, sot, është mbajtur mbledhja e pestë e Komitetit për …