leoni

U mbajt takim Informues trilateral: Drejtoria e Arsimit, Inspektorët Regjional dhe drejtorët e shkollave të komunës së Malishevës

Takimi trilateral i cili u mbajt nga drejtoria për Arsim dhe Edukim e komunës së Malishevës drejtuar nga Sabit Berisha, Inspektorët Regjional të Arsimit, Ilir Shatri dhe ekipi i tij si dhe drejtorët e shkollave të komunës së Malishevës.

Ky takim informues kishte si temë: Vlerësimi i Performancës së Mësimdhënësve dhe ai i brendshëm  u vlerësua si  një proces thelbësor për sigurimin e cilësisë në sistemin arsimor. Ky proces ndihmon në identifikimin e praktikave të mira mësimore, në përmirësimin e vazhdueshëm të aftësive profesionale dhe në përmbushjen e objektivave të shkollës.

Performanca e një mësimdhënësi vlerësohet në bazë të disa kritereve kyçe, të tilla si: përgatitja profesionale, mënyra e organizimit të orëve mësimore, përdorimi i metodave aktive dhe bashkëkohore të mësimdhënies, niveli i komunikimit me nxënësit dhe prindërit, si dhe rezultatet e nxënësve.

Gjithashtu, rëndësi të veçantë ka edhe angazhimi në aktivitete jashtëmësimore dhe bashkëpunimi me kolegët. Për të realizuar një vlerësim sa më objektiv, përdoren metoda të ndryshme si: vëzhgimi në orë, intervistat me nxënësit dhe kolegët, analizimi i portofolit të punës së mësimdhënësit dhe rezultatet e testimeve të nxënësve.

Vlerësimi duhet të jetë gjithëpërfshirës, transparent dhe me qëllim përmirësimi, jo ndëshkimi. Në përfundim, vlerësimi i drejtë dhe profesional i mësimdhënësve kontribuon në rritjen e cilësisë së arsimit dhe në ndërtimin e një mjedisi mësimor më efektiv, motivues dhe të qëndrueshëm dhe të rezultatshëm te nxënësit dhe shpalos punën  në tërësi të mësimdhënësve dhe faktorëve tjerë të drejpërdrjet dhe indirekt që përfshijnë në rezultatet e të nxënit në shkollë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa, mbajti mbledhjën e pestë për vitin 2025

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, sot, është mbajtur mbledhja e pestë e Komitetit për …