Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, veteranët dhe familjarët e të rënëve për liri, sot, në varrezat e dëshmorëve në Rahovec dhe te lapidari në Hamoc, në 26-vjetorin e përjetësimit, nderuan kujtimin për ata që dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës.
“Me bashkëpunëtorë, veteranë dhe familjarë të të rënëve për liri, sot, në varrezat e dëshmorëve në Rahovec dhe te lapidari në Hamoc, në 26-vjetorin e përjetësimit, nderuam kujtimin për ata që dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës.
Dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, me veprën e tyre kanë gdhendur përgjithmonë emrat e tyre në kujtesën e kombit, jo vetëm si luftëtarë të lirisë, por edhe si simbol i guximit, sakrificës dhe dashurisë për atdheun.
Bekim Sylka nuk u kthye nga mërgimi për të parë lirinë, por luftoi trimërisht për ta fituar atë. Ai ra heroikisht më 26 maj 1999, në betejën e përgjakshme të Hamocit, duke hyrë përgjithmonë në historinë e lirisë sonë”, ka shkruar në Facebook, kryetari Smajl Latifi.