Ferizaj shënon sot, Ditën e Shëndetësisë, me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, Drejtori komunal i Shëndetësisë, Dr. Kemajl Emini dhe bashkëpuntorë tjerë vizituan Spitalin Rajonal të Ferizajt si dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, për t’i uruar në këtë ditë si dhe për t’i dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme aspiratave të përbashkëta për shëndetësi të avancuar.
Në kujtim të mjekëve kontributplotë që nuk janë më në mesin tonë, kryetari Aliu ka bërë homazhe tek Obelisku në oborrin e QKMF-së e gjithashtu, përuruan projektin unik në vend digjitalizimin e administratës shëndetësore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku mijëra dokumente me dekada të hershme e deri më sot, janë tashmë digjitale e lehtë të qasshme për nevojat e shërbimit shëndetësor ferizajas.
Kryetari Aliu si tashmë tradicionalisht, për Ditën e Shëndetësisë në Ferizaj, iu bashkua aksionit të Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në Ferizaj për dhurimin e gjakut me mesazhin se dhurimi i gjakut shpëton jetë, andaj secili në gjendje të mirë shëndetësore mund ta bëj këtë gjest human në ndihmë të të tjerëve në nevojë.