Kryetari Agim Aliu mirëpriti në takim kryetarin e Komunës Bafra të Turqisë, z. Hamit Kılıç

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka mirëpritur të premtën në takim kryetarin e Komunës Bafra të Turqisë, z. Hamit Kılıç si dhe z. Cem Dere, Kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve në Bafra të Turqisë “Kosder” me bashkëpunëtorë.

Sipas postimit në facebook, të kryetarit Aliu, takimi kaloi në çaste të këndshme bashkëbisedimi, ndërsa u arritën edhe marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme me dobi të ndërsjellë për të dy qytetet, nisma këto që fuqizojnë lidhjet institucionale edhe me bashkatdhetarët tanë që jetojnë në qytetin Bafra të Turqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani nderon me titullin “Qytetar Nderi” mikun e madh të Kosovës, John Paul Mulhall – Polin!

Sot, në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Deçanit, kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, …