Në Deçan, po rikthehet festivali Newborn Kosova, një festë e kulturës dhe traditës nga e gjithë bota

Për herë të dytë në Deçan, po rikthehet festivali Neëborn Kosova, një festë e kulturës dhe traditës nga e gjithë bota.

180 artistë nga Spanja, Argjentina, Italia, Turqia, Sllovakia e shumë vende të tjera do të sjellin vallëzime tradicionale, muzikë dhe energji unike në qytetin e Deçanit.

Festivali mbahet të mërkurën më 9 korrik në Qendrën Rinore “Fitnete Ramosaj” në Deçan me këtë itenerar:

E mërkurë më 9 Korrik

Ora 19:00 – Defileja e grupeve artisitike në qendër të qytetit

Ora 20:00 – Programi artistik te Qendra Rinore “Fitnete Ramosaj”

Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë ngjarje të jashtëzakonshme kulturore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …