Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjën e rregullt, të katërtën për këtë vit

Në sallën e Kuvendit komunal, Komiteti për Komunitete i Komunës së Rahovecit mbajti të premtën takimin e rregullt, të katërtin për këtë vit.

Ky ishte RENDI I DITËS:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

Informatë nga drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural rreth subvencioneve të komuniteteve joshumicë;

Informatë nga stacioni policor në Rahovec, rreth gjendjes së sigurisë te komuniteti joshumicë në Komunën e Rahovecit;

Të ndryshme.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, Komiteti për Komunitete është komitet obligativ dhe mandatohet për të siguruar respektimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve, duke dhënë rekomandime të shumta gjatë mbledhjeve përmes shqyrtimit të veprimeve dhe politikave të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Me Ekrem Kastratin drejt fitores, me të parën, pa balotazh!

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj në tubimin e kësaj partie në Malisheve ka …