Mbahet mbledhja e Komitetit për Komunitete në Deçan

Në Deçan u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete të cilën e kryesoj, kryesuesi i këtij Komiteti, Shkelzen Berisha.

Në këtë mbledhje morën pjesë anëtarët e Komitetit, përfaqësues të OSBE-së, UNMIK-ut, si dhe drejtori komunal i Arsimit, Besnik Hulaj.

Pikat e rendit të ditës që u shqyrtuan ishin:

Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

Raporti nga Zyra për Komunitete dhe Kthim (ZLK);

Raporti nga Drejtoria Komunale për Arsim për regjistrimin e nxënësve në Shkolla Fillore dhe të Mesme, si dhe fenomeni i braktisjes së shkollimit nga nxënësit e komuniteteve jo-shumicë dhe

të ndryshme

Shaban Pejcinoviq nga Zyra për Komunitete dhe Kthim paraqiti raportin për punën dhe aktivitetet e zyrës në shërbim të komuniteteve.

Ndërsa drejtori i Arsimit, Besnik Hulaj, raportoi për ecurinë e regjistrimit të nxënësve dhe sfidat që lidhen me braktisjen e shkollës, veçanërisht nga nxënësit e komunitetit. Ai theksoi se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për t’i rikthyer këta nxënës në bankat shkollore.

Kontrolloni gjithashtu

Ndahet nga jeta kryetari i parë i Komunës së Deçanit, z. Mehmet Bojku

Komuna e Deçanit me pikëllim të thellë njofton për ndarjen nga jeta të profesorit të …