Fermerët e vitias trajnohen për sfidat e kultivimit në serra gjatë verës

Në kuadër të  Projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avansimit të Shërbimeve Këshillimore” i  Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Drejtorisë së Bujqësisë e që implementohet nga  organizata KDC, është mbajtur  trajnimi për fermerët e lëmisë së perim kultures të komunës së Vitisé në fshatin Sllatinë e Epërme te fermerja Alie Qisaj, kultivuese e  perimeve në serra  Tema e trajnimit: “Menaxhimi i stresit termik dhe sëmundjeve në serra gjatë muajit Korrik tek domatet, specat dhe kastravecat”.

Trajnimi ka pasur një interes të kënaqshëm nga ana e fermerëve, të cilët kanë marrë informacione të vlefshme për këtë veprimtari.

Trajnimi është mbajtur nga Mentor Azemi Inxhiniere e Bujqësisë dhe këshilltare private e licencuar, i cili ka ofruar njohuri dhe këshilla të vlefshme për fermerët e kësaj lëmie.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme …