12 biznese lokale në Viti morën mbështetje të personalizuar përmes 144 orëve të konsulencës teknike

Në kuadër të Programit për Qëndrueshmëri Ekonomike të UNDP-së, në Komunën e Vitisë janë zbatuar dy metodologji – In Motion dhe Rritu me Biznesin Tënd. Projekti është realizuar me sukses dhe të enjtën u prezantuan rezultatet e In Motion.

12 biznese lokale morën mbështetje të personalizuar përmes 144 orëve të konsulencës teknike, përmirësuan imazhin e tyre tregtar dhe ndërtuan strategji të reja zhvillimi.

Rezultatet e këtij aktiviteti janë:

Rritje mesatare e fitimit me 36%

Rritje e shitjeve deri në 157%

100% përmirësim i aseteve në disa biznese

85% rritje në angazhimin online për bizneset me prani të shtuar digjitale.

“Përmes partneritetit të komunës së Vitisë me UNDP-në, kemi prezantuar Programin In Motion për të ndihmuar bizneset mikro dhe të vogla të modernizojnë operacionet e tyre, të përmirësojnë imazhin tregtar dhe të rrisin konkurrueshmërinë në treg” ka thënë Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme …