Në kuadër të shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998”, u zhvilluan një mori aktivitetesh

Në 27-vjetorin e Betejës së Rahovecit, kryetari I komunws sw Rahovecit, z. Smajl Latifi, bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të OVL të UÇK-së dhe bashkëpunëtorë, bënë homazhe para lapidarit të dëshmorëve në “Rrugën e UÇK-së”, ku janë të skalitur emrat dhe figurat e luftëtarëve trima që u sakrifikuan për lirinë tonë.

Epopeja e Fortesës shënon njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e Rahovecit. Në rezistencën e Fortesës ranë në altarin e lirisë, heronjtë Agim Kelmendi, Gani Paçarizi dhe Tafil Zyberaj.

Dëshmorët e atdheut: Agim Çelaj nga Peja, Sadik Shala nga Kleçka, Hamdi Berisha nga Gurbardhi, Liman Gega nga Fshati i Ri, Afrim Krasniqi nga Bardhi dhe Bajram Veliu e Faik Rama nga Rahoveci, do të kujtohen përgjithmonë për heroizmin e tyre dhe do të jenë frymëzim i pashtershëm atdhedashurie.

Te Muri i Pikëllimit në Rahovec, nderuan fillimin e luftimeve për Rahovecin, kujtimin për 17 korrikun 1998, kujtimin për martirët dhe dëshmorët e Epopesë së Rahovecit të korrikut 1998: Avdullah Bugari, i rënë më 17 korrik, i cili është dëshmori i parë, si dhe Gëzim Hamza “Piktori”, i rënë më 19.7.1998.

Më 21 korrik 1998, Shejh Myhedini u ekzekutua nga forcat barbare serbe me shumë besnikë të tij, pranë Teqesë së Madhe të Halvetive në Rahovec.

27 vjet nga rënia në krye të detyrës, e dëshmorit Bajram Veliu, u nderua heroizmi i tij në vendin ku gjeti perjetësinë.

Nderimet vazhduan edhe pranë lapidarit të të rënëve: Arian Brahimit – Shkodranit, Mizahir Ismës, Eshrefedin Kastratit, Bekim Ismës, Habib Berishës, Ramadan Morinës, Ruzhdi Xhuliqit, Samir Nurkasës, Xhafer Nurkasës, Gëzim Mullabazit dhe Xhevat Kasapit.

Në “Kopshtin e Dëshmorëve” në Rahovec, u nderuan dëshmorët dhe martirët e rënë në “Epopenë e Korrikut 1998”.

Lavdi të gjithë të rënëve për liri!

Kontrolloni gjithashtu

U organizua Ecja simbolike nën moton “Hapave të Sadriut dhe Azemit”

Në Deçan u zhvillua një ngjarje e veçantë dhe prekëse, një ecje simbolike nën moton …