Në një ngjarje me rëndësi të veçantë për Rahovecin dhe për kujtesën historike, u bë përurimi i librit “Proza popullore legjendare shqiptare”, e autorit prof. dr. Sabahajdin Cena, një prej figurave më të spikatura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një studiues i rrallë i trashëgimisë shpirtërore shqiptare, i mbështetur nga Komuna e Rahovecit.
Ky libër rrjedh nga disertacioni i doktoratës të profesor Cenës dhe paraqet një kontribut të vyer në studimin dhe përjetësimin e folklorit, legjendave dhe rrëfimeve popullore shqiptare. Përmes këtij botimi, autori ka dëshmuar jo vetëm përkushtimin ndaj kulturës, por edhe lidhjen e pandarë mes luftës për liri dhe trashëgimisë shpirtërore të kombit tone, ka thënë kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.
Për angazhimin dhe punën e palodhur në sjelljen e këtij botimi të çmuar, kryetari Latifi ka falënderuar prof. asoc. dr. Besim Muhadrin, prof. asoc. dr. Flamur Shalën, dhe të birin e profesorit, Samedin Cenën, të cilët me përkushtim profesional dhe dashuri për trashëgiminë kulturore dhanë ndihmesë të çmuar në këtë proces.