leoni

Vdes ish-kryetari i Vitisë, Nexhmedin Arifi

Ka vdekur ish-kryetari i Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi. Arifi ka qenë kryetar i komunës së Vitisë për gjashtë vjet, nga viti 2007 deri në vitin 2013, periudhë gjatë së cilës ka kontribuar në jetën institucionale dhe zhvillimin lokal të komunës.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka postuar në rrjete sociale telegramin e ngushëllimit:

“Me keqardhje të thellë morra lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Vitisë, z. Nexhmedin Arifi.

Në këto çaste dhimbjeje dhe pikëllimi, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Arifi, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë qytetarët e Vitisë që patën nderin ta njohin dhe ta kenë pranë si udhëheqës dhe bashkëqytetar.

Z. Arifi do të kujtohet për përkushtimin e tij ndaj komunës së Vitisë, për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe për kontributin që dha në zhvillimin e vendit. Ai la pas një trashëgimi të respektit dhe punës së ndershme.

U prehtë në paqe, ndërsa kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat e atyre që e deshën dhe e vlerësuan.

Zoti e bekoftë dhe e ndriçoftë kujtimin e tij!

Me respekt

Sokol Haliti

Kryetar i Komunës së Vitisë!

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet …