Komuna e Vitisë ka mbajtur dëgjimin buxhetor me banorët e fshatit Letnicë. Në fillim të këtij takimi zv.kryetari i komunës, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti kanë prezantuar draft buxhetin komunal 2026-2028 dhe kanë folur për rëndësinë e takimeve që janë duke zhvilluar komuna e Vitisë për planifkimn e buxhetit komunal. Një fjalë rasti e mbajti edhe kryetari i fshatit Letnicë, Shin Gjoni. Në pjesën e dytë të këtij takimi banorët parashtruan kërkesat, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre. Ndër to banorët parashtruan këto kërkesa:
Ndërtimi i trotuarit
Pastrimi dhe sistemimi i lumit
Asfaltimi i rrugicave të mbetura
Shtimi i kapaciteteve të marrjes së mbeturinave gjatë sezonës, konkretisht në muajin gusht.
Ndarje të barabartë të buxhetit
Të rregullohet rruga “Uka”
Të rregullohet përroska që të parandalohen dëmet në rast vërshimeve
Të vendoset ndriçimi publik në lagjet e mbetura, në veçanti në rrugët: “Don Tuna Glasovic,” “Mulliri” dhe “Ukaj” dhe “Leopardi”
Te kthehet arkiva e shkollës se Letnicës.
Në ambulant te ketë doktor dhe infermier.
Rrjeti i ujësjellësit te largohet nga prona private pasi qe gjatë plasaritjeve po dëmtohen pronat private.
Te sigurohen objektet e vjetra me qellim te eliminimit te rrezikut.
Te vendoset busti i Nënës Terezë në sheshin e fshatit.
Të merren parasysh kërkesat e Këshillit të fshatit
Ndërkaq me shkrim u dorëzuan këto kërkesa:
Asfaltimi i të gjitha rrugëve nëpër lagje të fshatit.
Asfaltimi i rrugës deri tek varrezat e fshatit
Zgjerimi dhe rrethimi, si dhe rregullimi i pronës së varrezave.
Rregullimi i lumit.
Rregullimi i kaptazhit të ujit dhe vendosja e një filtri.
Rregullimi i kanalizimit të fshatit.
Rregullimi i trotuarit nga Gërçari deri në Letnicë.