leoni

U mbajt mbledhja komemorative për nder të Prof. Mujë Berishës

Nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, dhe me organizim të Shoqatës së Shkrimtarëve të Vitisë, u mbajt sot një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Prof. Mujë Berishës, një prej figurave më të ndritura të arsimit dhe letërsisë.

 Në këtë ceremoni përkujtimore, morën pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë, kolegë dhe nxënës të profesorit të ndjerë, për të nderuar jetën, veprën dhe trashëgiminë e tij intelektuale.

Një fjalë rasti e mbajti edhe zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, z. Hasan Aliu. “Sot është një ditë pikëllimi, por edhe krenarie për ne! Pikëllim sepse fizikisht në mesin tonë më nuk do të jetë një njeri i dashur, i afërt dhe i shquar siç ishte Prof. Mujë Berisha. Kjo ditë pos mërzisë, na bën të ndihemi edhe krenarë për personalitetin dhe trashëgiminë e tij intelektuale si një thesar i çmuar në fushën e arsimit dhe letërsisë në Kosovë.”, u shpreh zv. kryetari Aliu. Ai e vlerësoi jetën e Prof. Berishës si një model të rrallë përkushtimi ndaj dijes, kulturës dhe fjalës së shkruar, duke theksuar rolin e tij jo vetëm si mësimdhënës dhe drejtues arsimor, por edhe si shkrimtar e studiues i devotshëm.

Përndryshe Prof. Mujë Berisha, përveçse kontribuoi si mësues, profesor dhe drejtues institucioni – përfshirë edhe si drejtori i parë i Kolegjit “Universum” dhe vlerësohet se ai la gjurmë të thella në letërsinë shqipe me nëntë vepra të botuara, që përfshijnë poezi, tregime, romane dhe monografi.

Në këtë ceremoni mortore rreth veprës së Prof. Mujë Berisha folën edhe personalitete të tjera. Varrimi i të ndjerit u bë sot në Vërban të  Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva me 8 gusht e gatshme për një mbrëmje historike për qytetarët dhe mërgatën

Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati përmes profilit të tij në facebook ka …