Komuna e Malishevës drejt binjakëzimit me Staten Island në SHBA

Sot, Kuvendi i Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi Argjent Thaçi, ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt për këtë vit, ku janë shqyrtuar disa çështje me rëndësi. Ndër të tjera, anëtarët e Kuvendit kanë miratuar unanimisht kërkesën e kryetarit të Komunës, Ekrem Kastrati, për fillimin e procedurave për lidhjen e partneritetit apo binjakëzimin e Komunës së Malishevës me Bashkinë e Staten Island në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe raporti gjashtëmujor financiar për vitin 2025, ku drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, u është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të asamblesë dhe ka dhënë sqarimet e nevojshme.

Gjithashtu, janë rishqyrtuar disa vendime të mëhershme, si rezultat i kërkesave nga ministritë përkatëse, ndërsa disa vendime janë shfuqizuar.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …