U mbajt tubim përkujtimor në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Zeqir Loshi

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Zeqir Loshi, në vendlindjen e tij në Pemishtë u mbajt tubim përkujtimor. Të pranishëm në këtë këtë tubim për të nderuar jetën dhe vepërn e atdhetarit, Zeqir Loshin ishin kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetarit i Komunës, gjeneral Sami Lushtaku, nënkryetari i Komunës së Istogut, Ali Nimanaj, e ku morën pjesë edhe shumë qytetarë, familjarë e bashkëveprimtarë të tij, të cilët vlerësuan lartë veprimtarinë patriotike të Zeqir Loshit.

Në përmbyllje të aktivitetit u bë zbulimi i pllakës përkujtimore në nderim të veprës së Zeqir Loshit, si shenjë respekti për kontributin e tij të çmuar për çështjen kombëtare dhe përkushtimin e tij gjatë gjithë jetës në shërbim të atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Në Malishevë për shka të motit me shi, procesi mësimor shtyhet deri më 12 janar 2026

Njoftim: Drejtoria për Arsim dhe Edukim e komunës së Malishevës Për të gjitha Institucionet Arsimore …