Kryetari Agim Aliu priti në takim lamtumirës, drejtorin “Qatar Charity”, z. Esam Dabab

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka pritur të hënën në takim lamtumirës, Drejtorin e Organizatës “Qatar Charity”, Esam Dabab. Në postimin e tij në facebook, kryetari Aliu ka shkruar se “Qatar Charity” është organizatë që i dha shumë Ferizajt, me projekte zhvillimore, me nisma e mbështetje për kategoritë sociale e veçanërisht me investimet kapitale që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. “Në emër të ferizajasve dhe në emër të institucionit të Komunës, e falënderova me këtë rast drejtorin e kësaj organizate, Esam Dabab, i cili do të kaloj për një periudhe kohore në Turqi, për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm në realizmin e shumë projekteve në komunën e Ferizajt”, thuhet ndër të tjera në postimin e kryetarit të Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Sot, si kandidat për kryetar të komunës së Skenderajt në zgjedhjet e 12 tetorit, kam kënaqësinë të prezantoj listën e kandidatëve tanë

Sot, si kandidat për kryetar të komunës së Skenderajt në zgjedhjet e 12 Tetorit, kam …