Drejtuesit e FHK-së takohen me udhëheqës të komunave

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka nisur një seri takimesh me drejtues të komunave të vendit tonë.

Presidenti Kolgeci tashmë është takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

“Prita sot, Kryetarin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, z. Edi Kolgeci me bashkëpunëtorë me të cilën biseduam për bashkëpunimet tona në dobi të zhvillimit të sportit ferizajas në përgjithësi e hendbollit në veçanti”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

“Të gjitha takimet ishin shumë të frytshme dhe u arrit pajtueshmëri që të ndërmirren hapa konkretë për përmirësimin e kushteve të klubeve dhe fuqizimin e hendbollit në nivel lokal e kombëtar. Është diskutuar edhe për ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare të organizuara nga federata jonë dhe përfitimet e shumta prej tyre”, ka thënë presidenti Kolgeci.

Planifikohen takime edhe me drejtues të komunave të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani nderon me titullin “Qytetar Nderi” mikun e madh të Kosovës, John Paul Mulhall – Polin!

Sot, në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Deçanit, kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, …