Banorët e komunës së Rahovecit votuan projektin “Hapja e Lumit në fshatin Opterushë

Në ciklin e takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, banorë të shumtë nga vendbanimet dhe lagjet e Rahovecit votuan për projektin “HAPJA E LUMIT NË FSHATIN OPTERUSHË”.

Ky projekt, që u votua me shumicë votash nga vet qytetarët, do të financohet deri në 50 mijë euro nga Komuna e Rahovecit dhe do të futet në buxhetin e vitit 2026.

Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen dhe pjekurinë demokratike të treguar gjatë votimit. Në konkurrencë ishin edhe katër projekte:

NDËRTIMI I PARKUT NË MJEDISET E SHKOLLËS NË MALËSI TË VOGËL

RREGULLIMI I TREGUT NË LAGJEN E EPËRME

NDËRTIMI I OBELISKUT TE EPOPEJA E UÇK-SË NË RAHOVEC

FURNIZIMI ME SHPORTA PËR MBETURINA DHE NDËRTIMI I NJË KLASE VERORE NË SHKOLLËN “XHELAL HAJDA-TONI”

Urime për projektin fitues!

Kontrolloni gjithashtu

Deçani nderon me titullin “Qytetar Nderi” mikun e madh të Kosovës, John Paul Mulhall – Polin!

Sot, në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Deçanit, kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, …