Smajl Latifi: Arrestimet arbitrare të shqiptarëve që kalojnë nëpër Serbi janë bërë dukuri shqetësuese

Lajmi për lirimin e bashkëqytetarëve tanë Bashkim e Xhemajli Emini na gëzoi shumë. Ne e dinim se ata ishin të pafajshëm dhe se akuzat e pretenduara nga hetuesia serbe ishin të sajuara. Arrestimet arbitrare të shqiptarëve që kalojnë nëpër Serbi janë bërë dukuri shqetësuese, prandaj kërkohet kujdes i shtuar. Pavarësisht faktit se mund të mos kesh bërë asnjë vepër kriminale, serbët konsiderohen mjeshtër të mashtrimeve dhe të përpilimit të dosjeve të rrejshme kundër shqiptarëve. Këto metoda tashmë janë të njohura dhe pasojat e këtyre veprimeve shtetërore kriminale serbe shkaktojnë trauma e shqetësime të mëdha për ne. Edhe një herë lus qytetarët tanë që të shmangin rrugët tokësore nëpër Serbi dhe të shfrytëzojnë rrugët alternative, sepse siç thotë populli ynë: rruga e shkurtër të bie më gjatë.

Serbia vazhdon të sillet me armiqësi ndaj nesh dhe shtetit të Kosovës, prandaj evitimi i kalimit nëpër territorin e Serbisë mbetet zgjidhja më e mirë.

Vëllezërve Bashkim e Xhemajli Emini ju dëshirojmë shëndet e mbarësi dhe përjetime të kësaj natyre mos u përsëritshin asnjëherë”, thuhet në reagimin e kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Rahovecit mbajti mbledhjen e radhës, të tetën për vitin 2025  

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, të mërkurën është mbajtur mbledhja e radhës e teta …